Burgjet e tejmbushura me akademikë, të cilët kanë dalë hapur kundër politikave qeverisëse të Erdogan, kanë prodhuar një situatë prekëse gjatë një mitingu të presidentit turk Reyep Tayip Erdogan. Fjala e presidentit turk, u ndërpre në momentin kur podiumit ju shtua një fëmijë i vogël, i cili kërkonte që t’i lirohej i ati nga qelitë e burgut. Videoja e djalit të mitur, që i lutej presidentit turk, bëri xhiron e rrjetit. Mikrofoni ka arritur të regjistojë fjalët e fëmjës, i cili dëgjohet të thotë: Xhaxhi President, babi im ka 10 vite në burg. Më ka marrë shumë malli për të.