Luftëtarët talebanë janë rehatuar si më së miri, në rezidencën që dikur i përkiste një prej armiqve më të mëdhenj të tyre, lord i luftës dhe ish zëvendëspresidenti në arrati, Abdul Rashim Dostum. Tani, në duart e luftëtarëve talebanë, vila luksoze dhe madhështore, u ka dhënë islamikëve radikalë, një mundësi shijimi të jetës së ish sundimtarëve afganë dhe ata thonë se luksi, është rezultat i viteve korrupsioni endemik.