Top News – “Luftë” për Brexit-in! Macron-i përplaset me Merkel-in
07/12/2020 11:04

Emmanuel Macron po përballet me një presion të madh nga liderët e BE-së për t’u zmbrapsur në lidhje me Brexit-in. Zyrtarët britanikë pretendojnë se ishte presidenti francez ai që rrëzoi javën e kaluar të gjithë progresin e arritur duke e detyruar negociatorin e BE-së, Michel Barnier të ashpërsojë qëndrimin e vet në minutën e fundit. Ndërkohë, me kalimin e ditëve, liderët evropianë paralajmëruan se arritja e një marrëveshje tregtare, është e një rëndësie jetike. Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin shprehu shqetësimin se mosarritja e një ujdie do të jetë në dëm të të gjitha palëve të interesuara. Ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, vendi i të cilit përballet me pasojat më të rënda nga No Deal, tha se dështimi do të ishte “shumë i kushtueshëm dhe shumë përçarës”. Ministri francez i Evropës e pohoi një ditë më parë se disa liderët të bllokut evropian, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel nuk e kanë mbështetur qëndrimin e Macron-it, lidhur me ndihmën shtetërore, të drejtat e punëtorëve dhe standardet mjedisore. Në një intervistë për “Journal du Dimanche”, Clement Beaune tha se ka mospajtime mes 27 anëtarëve dhe se do të ishte naive të mos e pranoje një gjë të tillë. “Kancelarja Merkel kërkon marrëveshje”, u shpreh ai, edhe pse shtoi se ajo e njeh mjaftueshëm tregun evropian sa për ta kuptuar se ekonomia gjermane do të vuante nga një marrëveshje e keqe.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20