Top News – `Luftë` kulturore në Greqi/ Vendosja e policëve nëpër universitete
01/03/2021 13:28

Në kulmin e pandemisë Athina vendos një ligj të ri dhe me këtë ndez grindjen me universitetet. Studentët dhe pedagogët po luftojnë për të drejtat e tyre, thotë DW. Përpara dekanatit të Universitetit Aristoteli në Selanik është varur një pllakat. Disa qindra studentë e mbajnë të bllokuar godinën – në korpusin që zakonisht është bosh për shkak të pandemisë. Pothuajse po aq policë qendrojnë përballë studentëve në territorin e universitetit. Studentët demonstrojnë kundër një ligji të miratuar së fundi, i cili parashikon, që policët të dislokohen në korpusin e universitetit. Me këtë qeveria synon të reagojë ndaj gjoja veprimeve kriminale nëpër universitetet. Por shume mendojne se ne fakt pas kwsaj lwvizjeje, qendrojnë të tjera motive. Pedagogët dhe studentët po luftojnë tani për të drejtat e lirive të tyre duke tërhequr vëmendjen tek roli i rëndësishëm i universiteteve në historinë e Greqisë. Fotini Tsibiridou, profesore në Universitetin Makedonia të Selanikut, është një ndër 1000 akademiket, që protestojnë kundër këtij ligji: "Unë druaj një kulturë ushtarake, që mund të futet në universitet bashkë me policinë. Kjo nuk përshtatet me bazën e lirisë së dialogut dhe të mendimit kritik," shprehrt ajo. DW thotw se prania e policisë më shumë të krijon imazhin e shtypjes së kulturës. Fjalët e Tsibiridous kanë jehonën e një lufte kulturore, që po dominon prej disa dekadash jetën politike e shoqërore në Greqi. Pushtimi i Greqisë nga Wehrmacht-i i Hitlerit kulmoi me një luftë të përgjakshme civile, që u zhvillua mes partizanëve të majtë në Veri të Greqisë dhe qeverisë konservatore në Athinë. Që nga ajo kohë e majta dhe e djathta përballen në mënyrë të papajtueshme në Greqi. Qeveria e Nea Dimokratia është e vetme me këtë ligj të ri. Pjesa më e madhe e administratave të universiteteve, madje edhe e vetë universitetit konservator të Athinës, sindikata e policisë si dhe anëtarë me poste të Nea Dimokratia janë kundër dislokimit të policëve në universitete. Universitetet i kanë paraqitur një propozim qeverisë: Ato kërkojnë një truprojë private në korpus.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11