Top News – Luftanijet amerikane në Detin e Zi/ Anulohet dislokimi, Turqia-nuk kaluan në Bosfor
15/04/2021 12:10

Ndërsa mosa tregon forcën në detin e zi, ishte paralajmëruar përplasja e madhe, me dërgimin e dy luftanijeve amerikane atje. Por, autoritetet turke, thonë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë, pasi kalimi i luftanijeve në ngushticën e bosforit, për në detin e zi, nuk ka ndodhur. Paralajmërimet për dërgimin e luftanijeve amerikane ishin bërë pas rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës. Shtetet e Bashkuara kanë anuluar vendosjen e dy anijeve luftarake në Detin e Zi, thanë zyrtarët dhe media turke. Burimet diplomatike turke thanë se kalimi i anijes së parë përmes Ngushticës së Bosforit, ishte planifikuar për të mërkurën, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi. Paralajmërimet për dërgimin e luftanijeve ishin bërë pas rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës. Javën e kaluar Turqia njoftoi se ishte informuar përmes kanaleve diplomatike se dy anije luftarake të SHBA "do të kalojnë drejt Detit të Zi" dhe do të qëndrojnë në rajon deri më 4 maj. Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Uashingtoni për vendosjet e planifikuara ose për anulimin e tyre. Ambasada e SHBA-së në Ankara kishte njoftuar ministrinë e jashtme të Turqisë për lëvizjen, thanë burimet. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu e Turqisë më vonë njoftoi se asnjë njoftim i ri nuk ishte dërguar në Ankara për vendosje të mundshme në datat e mëvonshme. Zyrtarët amerikanë thanë se Turqia mund të ketë keqkuptuar njoftimin fillestar, pasi vendosja e anijeve nuk ishte konfirmuar kurrë. Sipas tyre, Shtetet e Bashkuara shpesh e njoftojnë Turqinë për qasje të mundshme në Detin e Zi. Por, një kërkesë e tillë nuk do të thotë domosdoshmërisht anijet e saj do të kalojnë andej. Sipas Konventës së Montreux që daton nga viti 1936,

Top News- Putin frikëson BE, nuk preken asetet e ngrira ruse
19/12 09:49
Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12 20:00
Top Channel/ “Trumpi nuk do që ta shohë më Vuçiçin me sy”, analisti serb: Prova, tërheqja e Kushner!
18/12 15:11
Top News – Çmimet Oscar tani në YouTube / Ndryshim i madh në Hollivud, largim nga ABC
18/12 14:39
Top News- 13 për qind taksë për prezervativët / Shkalla e lindjeve ka rënë, Kina merr masën drastike
18/12 14:34
Top News – ‘Janë me të vërtetë nëna të mira’/ Arusha polare adopton një këlysh, habiten shkencëtarët
18/12 14:20
Top News – Rusia paralajmëron Trump për Venezuelën: ‘Mos bëj një gabim fatal’
18/12 14:14
Top News – ‘Para sot apo gjak nesër…’ / BE përballë vendimit kritik për asetet e ngrira ruse
18/12 13:59
Top News – ‘Doktor Vdekja’ në burg përjetë / Helmoi qëllimisht 30 pacientë, dënohet mjeku
18/12 13:58
Top News- Putin dridhet! Asetet ruse në rrezik / Çfarë janë dhe sa vlejnë fondet e ngrira të Rusisë?
18/12 13:35
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë me kaos: Të gjithë aeroportet europiane nisin greva në dhjetor!
18/12 12:17
DIGITALB DIGITALB