Sulmuesi më në formë i momentit në Kombëtare, Myrto Uzuni dhe risia e listës së Sylvinhos, Anis mehmeti ishin të përzgjedhurit e FSHF-së për të dalë në konferencën për shtyp këtë të mërkurë. Bomberi i Granadës, që ka shënuar 20 gola në Segunda Division, tha se stafi i ri i Kombëtares ka future një frymë shumë të mirë grupi, teksa zbuloi se pret të shohë një Shqipëri më offensive në fushë.