Top News – Llogaria e Donad Trump në Facebook/ Mbetet e bllokuar edhe për 6 muaj të tjerë
05/05/2021 22:33

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nuk do të ketë të drejtë të përdorë platformën Facebook edhe për 6 muaj të tjerë. Bordi i pavarur vendosi vazhdimin e bllokimit të llogarisë së Donald Trumpit në Facebook që ishte pezulluar para katër muajsh për nxitje të dhunës që çoi në trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit në Kapitol. Bordi mbështeti vazhdimin e pezullimit, por fajësoi Facebook për mënyrën se si e mori vendimin. Paneli tha se rreziku i vazhdueshëm i dhunës serioze justifikonte pezullimin në atë kohë, por shtoi se “nuk ishte vendimi i duhur që Facebook të vendoste pezullim për kohë të pacaktuar”. Bordi shprehet se Facebook u përpoq të shmangte përgjegjësinë duke marrë një masë “jo fort të qartë dhe pa standarte të qarta” dhe më pas ia përcolli vendimin bordit për shyrtim. Paneli ra dakort me Facebook-un se dy prej postimeve të Trumpit më 6 janar “shkelnin rëndë” standartet e FB dhe Instagramit. Paneli thotë se Facebook ka gjashtë muaj afat për të rishqyrtuar veprim arbitrar të 7 janarit dhe të vendosë për një masë tjetër, që të jetë në përputhje me “seriozitetin e shkeljes duke marrë parasysh mundësinë e dëmit në të ardhmen”. Po ashtu, paneli shton se masa e re duhet të jetë “e qartë, e domosdoshme dhe proporcionale” në përputhje me rregullat e Facabook-ut për shkelje të rënda. Kujtojmë se ish presidenti Donald Trump është pezulluar përgjithmonë edhe nga rrjeti social Twitter. Bordi që shqyrtoi rastin e ish Presidentit Trump përbëhet nga 20 anëtarë, ku bëjnë pjesë studies ligji, ekspertë të të drejtave të njeriut dhe gazetarë. Mënyra se si ata votuan nuk u bë publike. Një ditë më parë Donald Trump krijoi një hapësirë për postime online në faqen e tij në ëeb. Nga aty, mesazhet mund të shpërndahen në Tëitter dhe Facebook nga përdorues të tjerë. Në postimet në faqen e tij zoti Trump ripërsërit qëndrimin se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të manipuluara. Twitter thotë se përmbajtja nga faqja e zotit Trump do të lejohet për aq kohë sa nuk bie ndesh me rregullat, ndërsa Facebook nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB