Top News – Liga Arabe, kritika Kosovës/ Jo zhvendosjes së Ambasadës në Jeruzalem
03/02/2021 16:58

Parlamenti arab, organi legjislativ i Ligës Arabe, e dënoi “njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga ana e Kosovës e po kështu, kritikoi ashpër vendimin e Prishtinës për ta vendosur ambasadën e saj në Jerusalem. “ Kjo është një lëvizje që shkel ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë ku I kërkoi Kosovës që t’i përmbahet rezolutave ndërkombëtare mbi Jerusalemin. Kryetari i Parlamentit arab, Adel Assomi u shpreh se vendimi i Kosovës për ta njohur Jerusalemin, nuk ka ndikim ligjor dhe nuk do ta ndryshojë status quo-n historike të qytetit. Ai shtoi se fati i Jerusalemit mund të përcaktohet vetëm përmes negociatave dhe jo përmes vendimeve të njëashme, që sic tha, shkelin ligjin ndërkombëtar. Liga Arabe është themeluar në 1945 dhe përbëhet nga 22 shtete anëtare, ku përfshihen Egjipti, Jordani, Kuvajti, Palestina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, e të tjera. Kosova dhe Izraeli e formalizuan në 1 shkurt vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, vendim ky, që nga dy shtetet u cilësua si historik. Prishtina thotë se hapja e ambasadës në Jeruzalem do të ndodhë shumë shpejt dhe ambasadore pritet të jetë Ines Demiri. Ndërkaq, Serbia, që nënshkroi marrëveshjen e 4 shtatorit, po ashtu është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, por Beogradi zyrtar nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret deri më tani.

Top Channel/ “Evropa, në mes të luftës”! Starmer: Të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak!
13/07 23:24
Top Channel/ SHBA, sulm me armë në aeroport e kishë, policia vr*t autorin
13/07 23:21
Top Channel/ Merz: Tarifat, pasoja serioze! Nëse SHBA i vendos, BE duhet të reagojë
13/07 23:18
Top News-Eleminohet skuadra e killerave të Putinit / Ukraina hakmerret, ezekutohen dy agjentë të FSB
13/07 22:00
Top News – Alarm! Deti Mesdhe po ‘zien’ / Temperatura e ujit mbi 30 gradë në qershor
13/07 20:30
Top News – Rrugët kthehen në lumenj të tërbuar / Spanja në gjunjë, Evropa nën ‘kupolën e nxehtësisë’
13/07 20:00
Top Channel/ Protesta e të larguarve në DASH, Yuri Kim solidarizohet me ta
13/07 18:19
Top Channel/ Tarifat e Trump, kush rrezikon? Vendet afër Shqipërisë që do vuajnë më shumë
13/07 17:24
Top News – Rikthehet ‘Përbindëshi i detit’ / Kina e SHBA po punojnë për të ringjallur ekranoplanin
13/07 15:16
Top News – Një vit nga atentati ndaj Trump / Tani edhe makina golfi të blinduara për presidentin
13/07 13:20
Top News – Qyteti 4 mijë vjeçar ‘hap dyert’ / Nga më të vjetrit në botë, lumë turistësh
13/07 12:30
Top News – Sistemet HIMARS në Tajvan / Raketat e avancuara amerikane përdoren në stërvitje
13/07 12:29
Top News – Pjesë e trashëgimisë botërore / Kështjellat bavareze nën ‘mbrojtjen’ e UNESCO-s
13/07 12:29
Top News – Mbështetje pa kufi për Rusinë…Koreja e Veriut rikonfirmon: Me ju deri në fund
13/07 12:28
Top News – Trump kërcënon BE-në dhe Meksikën / Rinis lufta! Paralajmëron tarifa prej 30 për qindësh
13/07 11:53
Top News – Historike! Kaledonia e re shpallet shtet / Por do mbetet franceze, Macron ‘jep bekimin’
13/07 11:40
Top Channel/ Rusia pakt me Kim Jong UN/ Kritikat e Trump, Koreja e Veriut mbështet Putin
13/07 11:15
Top Channerl/ Protesta e të larguarve në DASH/ U shkarkuan mbi 1300 punonjës, mes tyre edhe Yuri Kim
13/07 11:10
Top Channel/ Gaza, 24 të vr*rë duke pritur ushqime/ Izraeli mohon të ketë pasur viktima
13/07 10:19
Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21