Sali Berisha këmbëngul se zhvlerësimi i euros nuk është produkt i forcimit të ekonomisë shqiptare, siç pretendon qeveria, por pasojë e fluksit të parave të pista që po penalizojnë qytetarët e thjeshtë. Për ta ilustruar akuzën e tij, kreu i Partisë Demokratike solli një studim të Eurostat. Berisha sinkron - Me këtë studim të EUROSTAT, Shqipëria shpallet de facto lavatriçja kryesore e parave të drogës mbi tokë. Unë u interesova për të parë kursin e këmbimit të pesos në Kolumbi. Nuk ka pësuar zhvlerësim euro në Kolumbi, as dollari, sepse paraja e madhe vjen në Shqipëri. Sepse kontejnerët me euro dhe dollarë vijnë me gjemi në Shqipëri. Pra, midis të gjitha vendeve të cituara apo të kualifikuara si narko-shtete, Shqipëria e Edi Ramës rezulton më narko-shtet se çdo shtet tjetër. Banka e Shqipërisë, e cila ka përgjegjësitë e veta të padiskutueshme, megjithatë duhet të njohim, ajo ka studiuar se ç’po ndodh me lekun në Shqipëri, dhe çfarë ka gjetur? Betonin e drogës si shkakun kryesor. Ka gjetur lidhje midis kursit në rënie të euros, dhe kjo është vetëm në vitin 2024, se po të hysh më tej do kishte rënë përtokë në vitin 2026, kursit të euros dhe sipërfaqes së lejeve të ndërtimit. Pra, parave të drogës.