Top News – Largohuni urgjentisht nga Rusia / Londra apel shtetasve, forcon sanksionet mbi Rusinë
05/03/2022 18:01

Britania e madhe ka paralajmëruar shtetasit e saj të largohen urgjentisht nga rusia. Ministria e jashtme britanike më herët i kishte kërkuar qytetarëve britanikë të mos udhëtonin në vend, pasi fluturimet për në dhe nga rusia janë ndaluar. Tani, zyrtarët i kanë thënë britanikëve që mbeten në rus, të largohen menjëherë. E për ta bërë këtë, qytetarët britanikë nuk do të kenë në dispozicion asnjë fluturim direkt për në britani por do të duhet të ndjekin trajektore më të komplikuara përmes Lindjes së Mesme apo turqisë. Ndërkohë, kryeministri britanik, boris Johnson, tha se vendi do të lëvizë më shpejt për sa i takon sanksioneve mbi biznesmenët rusë. Ai tha se masa të reja ligjore do dërgohen në parlament javën e ardhshme. I pyetur se pse Roman Abramovich, biznesmeni rus i profilit më të lartë në Britani për shkak të pronësisë së tij të Klubit të Futbollit Chelsea, nuk ishte sanksionuar, Johnson tha se qeveria duhet të jetë e kujdesshme. “Nuk ka kuptim të thuhet, po, ne do të marrim masa ndaj tij, dhe më pas të përballemi me avokatët e tij. Kështu që ne duhet ta kuptojmë siç duhet. Ne gjithashtu po përpiqemi të mos e bëjmë këtë vetëm për një individ”, tha Johnson. Britania është kritikuar se nuk ka lëvizur aq shpejt me sanksionet kundër individëve siç ka bërë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Britania sanksionoi të enjten edhe dy rusë të tjerë - industrialistin Alisher Usmanov dhe ish-zëvendëskryeministrin Igor Shuvalov. Abramovich tha të mërkurën se do të shesë klubin e futbollit Chelsea dhe premtoi se paratë nga shtija do t’i dhurojë për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë.

Top News – ‘Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet’/ Elon Musk shpërthen kundër bllokut pas gjobës mbi X
07/12 12:55
Top News – ‘Plas’ mes Japonisë dhe Kinës / Avioni luftarak kinez shënjestron avionin japonez
07/12 12:34
Top News – Kina dhe Rusia në lojëra lufte / Stërvitja e tretë anti-raketore në territorin rus
07/12 12:33
Top News – Ukraina ‘të mos tradhëtohet’ nga SHBA / Starmer pret Zelenskin, Macronin dhe Merzin
07/12 12:25
Top News – SHBA ‘i bën lajka’ Gjermanisë / Hegseth: Aleate shembullore për shpenzimet në mbrojtje
07/12 12:25
Top News – Dimri i shekullit po vjen…Ekspertët paralajmërojnë periudha të ftohta arktike
07/12 12:13
Top News – Dronë e raketa në dy drejtime…Rusia dhe Ukraina ‘tërbohen’ në ‘pritje’ të paqes
07/12 12:12
Top News – SHBA i kthen shpinën Evropës / Plani për sigurinë kombëtare ngjall frikë në BE
07/12 12:03
Top Channel/ Musk: BE duhet të shpërbëhet/ Manjati reagon pas gjobës 120 milionë nga Brukseli
07/12 11:20
Top Channel/ Rusia, sulm në gjithë Ukrainën/ Pas telefonatës Zelensky-Witkoff, Moska lëshon dronët
07/12 11:20
Top Channel/ Indi, 25 viktima nga zjarri/Merr flakë klubi i natës, shumica humbën jetën të asfiksuar
07/12 11:19
Top Channel/ SHBA paralajmëron NATO: Siguroni mbrojtje deri në 2027, ose…
06/12 23:08
Top Channel/ Zelensky telefonon Witkoff dhe Kushner, përparim në negociatat e paqes
06/12 23:05
Top Channel/ Festë mes luftës! Ndizen dritat e Krishtlindjes në Kiev e Betlehem
06/12 23:01
Top Channel/ Fermerët grekë bllokojnë vendin me traktorë, përshkallëzohen protestat
06/12 21:55
Top News – BE gjobit Elon Musk. Uashingtoni tërbohet me Brukselin, reagon Vance e Rubio
06/12 21:00
Top News – Orët e fundit të Pablo Escobar. Gabimi që u tregoi agjentëve vendndodhjen e tij
06/12 18:56
Top News – Bombardimi i trafikantëve. Ushtria amerikane mbron operacionet në Venezuelë
06/12 16:57
Top Channel/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare: Përmendet Kosova!
06/12 15:03
Top Channel/ Lirohen gabimisht 300 të burgosur në Angli: Po përziejnë krimet e dhunshme me vjedhjet!
06/12 14:45
BILETA Portokalli - Bileta