Top News – Lamtumirë orë ligjore…Cilat vende ndalin ndryshimin e akrepave 2 herë në vit?
08/03/2021 16:39

Këtë vit, do t’i çojmë para akrepat e orës, të dielën e 28 marsit. Dhe nga ky moment, ditët do të jenë më të gjata. Por a do të jetë kjo hera e fundit që do ta bëjmë këtë? A do të ndalet ky ritual dhe ora të mbetet e njëjtë në vijimësi? Vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, do të duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë. BE ka abroguar detyrimin për shumë vende anëtare që të kalojnë nga një orë në tjetrën. Çdo shtet do të vendosë nëse do të qëndrojë me orën diellore apo do të miratojë orën ligjore. Brenda vitit 2021, shtetet duhet të zgjedhin. Bëhet fjalë sidoqoftë për një vendim paradoksal në disa aspekte, pasi mund të ketë një Evropë të ndarë në fasha orare të ndryshme. Mundësia për të pasur më shumë dritë në dispozicion është mbi të gjitha në avantazh të vendeve të Evropës Jugore, në Evropën Veriore, në të kundërt, ditët gjatë verës janë më të gjata për shkak të afërsisë me polin e veriut. Në Finlandë p.sh., në ditët më të gjata, dielli lind para orës 4 të mëngjesit dhe perëndon thuajse në orën 23.00. Ndërkohë, fqinji ynë, Italia, duket se e ka marrë një vendim dhe debatet janë ndezur. Italia i ka thënë jo qëndrimit në një fashë të caktuar orare dhe do të mbajë në fuqi ndryshimin e orës. Qeveria italiane ka depozituar tashmë në Bruksel një kërkesë zyrtare për të mbajtur të paprekur situatën aktuale, pa ndryshime.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20