Top News – Kuvendi i Kosovës/ Konjufca kryetar i ri, brenda orësh edhe qeveria
22/03/2021 14:14

Legjislatura e tetë e kuvendit të kosovës e nisi punën sot, me deputetët e rinj, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, që kanë bërë betimin se do të punojnë dhe do ti shërbejnë popullit dhe shtetit të kosovës. Seanca u drejtua nga deputeti më i moshuar i legjislaturës, Avni Dehari, i ndihmuar nga deputetja më e re, adelina Grainca. Dehari, nga lëvizja vetëvendosje, tha se kjo është një ditë e madhe për Kosovën. Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i ri i kuvendit të kosovës dhe në karrigen e tij, u vendos menjëherë, flamuri kombëtar. Me zgjedhjen e kryetarit të ri Kosova ka edhe ushtruesin e ri të detyrës së presidentit. Konstituimi i kuvendit i hap rrugë formimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës i propozon kuvendit kandidatin për kryeministër, i cili jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë para kuvendit për votim. Lëvizja Vetëvendosje synon që menjëherë pas konstituimit të kuvendit, të procedohet me formimin e qeverisë, për të cilën nevojiten 61 vota. Vetë Konjufca tha pas zgjedhjes, se seanca për qeverinë e re, mund të mbahej edhe brenda disa orësh. Megjithatë, ndërsa hyri në kuvend, lideri i vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse sot do të kemi edhe qeverinë e re të kosovës. Gjasat janë shumë të mira Në kuvendin e kosovës ishte i pranishëm edhe ambadadori i shteteve të bashkuara të amerikës, Philip Kosnett. Legjislatura e tetë e kuvendit të kosovës e nisi punën sot, me deputetët e rinj, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, që kanë bërë betimin se do të punojnë dhe do ti shërbejnë popullit dhe shtetit të kosovës. Seanca u drejtua nga deputeti më i moshuar i legjislaturës, Avni Dehari, i ndihmuar nga deputetja më e re, adelina Grainca. Dehari, nga lëvizja vetëvendosje, tha se kjo është një ditë e madhe për Kosovën. Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i ri i kuvendit të kosovës dhe në karrigen e tij, u vendos menjëherë, flamuri kombëtar. Me zgjedhjen e kryetarit të ri Kosova ka edhe ushtruesin e ri të detyrës së presidentit.

Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45