Top News – Kush kursen energji elektrike… / Kosovë, do të subvencionohet nga qeveria
03/09/2022 15:43

Të gjithë qytetarët që kursejnë energjinë elektrike do të subvencionohen nga Qeveria e Kosovës. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Sipas ministrit Murati, kushdo që shpenzon më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, do të subvencionohet. Kjo dhe masa të tjera, sipas kryeministrit Kurti, do të jenë ndihmë në kuadër të pakos për përballen me inflacionin, e cila është vazhdimësi e pakos për ringjalljen ekonomike. Kurti tha se familjet me asistencë sociale do të mbështeten me dyfishim të shumës së asistencës për një muaj. Ndërsa me nga 100 euro në nëntor do të mbështeten studentët. Sipas tij, nga shtatori pensionistët do të marrin nga 100 euro, me nga 50 euro zyrtarët publikë, ndërsa me nga 100 euro punëtorët e ndërmarrjeve publike. Ndërsa për punëtorët e sektorit privat u tha se Qeveria do të subvencionojë për tre muaj ato biznese që i rrisin pagat e punëtorëve, pra gjysmën e rritjes së pagës së tyre për tre muaj. Në total, Kurti tha se do të ndahen 150 milionë euro për pakon për përballen me inflacion. Ai tha po ashtu se shpejt do të procedohet në Qeveri e Kuvend, Projektligji për punë publike i cili ka për qëllim kompensimin për inflacion për materiale ndërtimore dhe punët përcjellëse.

Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Vrasja në Suharekë/ Autori qëlloi viktimën në prani të gruas e vajzës së mitur
18/11 19:30
Top Channel/ Jakup Krasniqi kthehet në shtëpi, takon familjen nën masa sigurie
18/11 15:26
Top Channel/ Kosova rikthen lobimin në SHBA, ekspertët: Nuk mjafton vetem diplomacia tradicionale!
18/11 14:53
Top News – Jakup Krasniqi mbërrin në Kosovë. Takimi emocionues me familjen, shoqërohet nga EULEX-i
18/11 13:55
Top Channel/ Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, Haga i lejon vizitën, forca policore në banesë
18/11 12:14
Top Channel/ Dënimi i Thaçit,Justina Shiroka Pula:Aktgjykimi,shqetësim për respektimin e të drejtave
17/11 23:33
Top News- Qeveria e Kosovës kritikon Specialen/ Shqetësime për dënimin e dytë ndaj Thaçit
17/11 20:40
Top News-Dënimi me 17 muaj burg ndaj Thaçit/ Veteranët në protestë para zyrave të Bashkimit Europian
17/11 17:22
Top Channel/ Thaçi: Politikë, jo drejtësi. Dënohet me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë
17/11 15:19
Top News – Tentoi të pengojë drejtësinë. Haga dënon me 17 muaj burg ish Presidentin Hashim Thaçi
17/11 11:37
Top Channel/ Kosova ndalon energjinë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera
16/11 19:53
Top Channel/ U kap me kokainë në kufi, dyshohet se gëlltiti drogën, vdes pasi e ndaloi policia
16/11 15:23
Top News- Vdes 26-vjeçarja në Kosovë/ Po merrej në pyetje nga policia, shfaqi probleme
16/11 14:49
Top News – Këngë nacionaliste serbe në KE. Incident diplomatik në Bruksel, reagon Kosova
16/11 11:30
Top News – “Oj Kosovo, Kosovo”, kush e vendosi këngën serbe në Bruksel, reagon Kos
16/11 11:24
Top Channel/ Kosovë, arrestohet ish-ministri. Astrit Haraçija u prangos në aksionin antidrogë
15/11 19:49
Top News – Strategjia për ish-krerët e UÇK-së / Partitë politike në Kosovë ‘përgatiten në heshtje’
15/11 18:00
Top Channel/ Kosovë, qeveria “numëron” dështimet/ U ngadalësua ekonomia, probleme në drejtësi
15/11 11:06
Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53