Top News – Kush e drejtoi turmën? Shkatërrim e plaçkitje në Kongresin amerikan
07/01/2021 10:47

Disa prej pjesëtarëve të turmës së dhunshme pro-Trump që sulmoi Kapitolin të mërkurën, duke bllokuar selinë e qeverisë amerikane dhe duke ndalur përkohësisht certifikimin e fitores së Joe Biden, tashmë janë identifikuar. Mbështetësi me tatuazhe në trup, i cili shihet në një sërë fotosh me një kapele me brirë e bojë në fytyrë, mësohet të jetë një ndjekës i lëvizjes Qanon nga Arizona, i cili e ka promovuar veten si këngëtar e aktor. 32 vjecari Jake Angeli, të cilin disa e përshkruajnë dhe si “Shamanin e Qanonit”, ishte fiksuar më tubimet e ekstremit të djathtë. Ndërsa protestuesi që ngriti këmbët mbi tryezën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe bëri gjeste turpshme, është një 60 vjeçar nga Arkansasi, Richard ‘Bigo’ Barnett, i cili pretendon se do të garojë atje në 2022-shin për guvernator. Një tjetër person, i cili është parë duke marrë me vete objekte nga salla, u mësua të jetë Adam Johnson – i diplomuar për psikologji nga Bradenton, Florida. Dhjetëra mbështetës te tjerë të presidentit, të përfshirë në rrethimin e dhunshëm që rezultoi me vdekjen e 4 personave janë në proces identifikimi. Disa prej tyre i kanë lënë një letër kërcënuese Pelosit në tryezën e saj, duke i thënë se nuk “ do ta lenë me kaq”. 13 persona deri tani kanë përfunduar në pranga. Raportet ne mediat vendase tregojnë se protestuesit pro-Trump kanë vjedhur pajisje e objekteve te ndryshme e kanë dëmtuar pronën. Një pjesë e mirë e tyre janë fiksuar në kamera dhe për këtë, mund të ndiqen penalisht.

Top News – Trump e sanksionon, BE e vlerëson / Gjykata Penale Ndërkombëtare merr çmimin Saharov
22/10 15:00
Top News – Kuptimi i fjalës ‘humanitar’ në fjalor…Trump nën ‘stuhi’ pas ‘afrimit’ me Putinin
22/10 14:52
Top News – Hakerat nuk përmbahen, miliona sulme / Qeveritë mbyllin uebsajtet, problem programimi
22/10 14:21
Top News – Italia dhe Spanja ‘hapin’ kufijtë / U vunë kontrolle pas dyndjes së emigrantëve në Ceuta
22/10 14:21
Top News – SHBA e Izraeli përgatiten për luftë / Avionët luftarakë simulojnë sulme të reja mbi Iran
22/10 14:20
Top News – SHBA urdhëron largimin e diplomatëve / Arabia Saudite luftë me Huthit, frikë për sigurinë
22/10 12:07
Top News – Qeveri ‘impotente’ e kufij të hapur / E djathta ekstreme e Evropës shfrytëzon dhunën
22/10 12:06
Top News – Putin pranon bisedime me Ukrainën e SHBA / Nisin muajin e ardhshëm në Abu Shabi
22/10 12:05
Top News – Kolaps global i internetit / Frikë nga një valë e gjerë sulmesh kibernetike
22/10 12:05
Top Channel/ Hakerët sulmojnë faqe qeveritare në Europë: Alarm në Holandë, Francë e Danimarkë!
22/10 11:58
Top News – A po i nxit Rusia trazirat në Evropë? Agjentët e Putin mbjellin kaos, frikë për fundjavën
22/10 11:53
Top News – Trump: Paqja është më afër se kurrë…!? Por Rusia dhe Ukraina këmbejnë sulme
22/10 11:39
Top Channel/ Hagë, Jakup Krasniqi refuzon kontrollet mjekësore: 6 vjet trajtim jo njerëzor!
22/10 11:08
Top Channel/ Protestat e transportuesve në Itali, qeveria përgatit paketën e ndihmës!
22/10 11:07
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:06
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:05
Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50