Top News – Kurti për aksionin në veri / ’Kontrabandën do ta luftojmë e do ta ndalim’
13/10/2021 12:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se aksioni në disa rajone të Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit, kundër kontrabandës ka përfunduar, duke u zotuar se “kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë”. Ai bëri thirrje që qytetarët të mos “bien pre” e disa raportimeve të “disa mediave në Serbi”, që sipas tij duan ta politizojnë dhe etnizojnë këtë aksion. “Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale”, tha Kurti. Më 13 tetor, Policia e Kosovës tha se në orët e mëngjesit nisi një aksion kundër kontrabandës së mallrave. Ky aksion u kundërshtua nga qytetarët në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan – komuna të banuara me shumicë serbe –të cilët hodhën në drejtim të Policisë sende të forta. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese. Sipas autoriteteve shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, deri më tani dy policë dhe gjashtë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Top Channel/ Thaçi: Politikë, jo drejtësi. Dënohet me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë
17/11 15:19
Top News – Tentoi të pengojë drejtësinë. Haga dënon me 17 muaj burg ish Presidentin Hashim Thaçi
17/11 11:37
Top Channel/ Kosova ndalon energjinë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera
16/11 19:53
Top Channel/ U kap me kokainë në kufi, dyshohet se gëlltiti drogën, vdes pasi e ndaloi policia
16/11 15:23
Top News- Vdes 26-vjeçarja në Kosovë/ Po merrej në pyetje nga policia, shfaqi probleme
16/11 14:49
Top News – Këngë nacionaliste serbe në KE. Incident diplomatik në Bruksel, reagon Kosova
16/11 11:30
Top News – “Oj Kosovo, Kosovo”, kush e vendosi këngën serbe në Bruksel, reagon Kos
16/11 11:24
Top Channel/ Kosovë, arrestohet ish-ministri. Astrit Haraçija u prangos në aksionin antidrogë
15/11 19:49
Top News – Strategjia për ish-krerët e UÇK-së / Partitë politike në Kosovë ‘përgatiten në heshtje’
15/11 18:00
Top Channel/ Kosovë, qeveria “numëron” dështimet/ U ngadalësua ekonomia, probleme në drejtësi
15/11 11:06
Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Ministria konstaton 5 shkelje, kërkon masa ndaj zyrtarëve
14/11 15:43
Top Channel/ Kosova rrezikon 131 mln euro, BE kërkon përmbushjen e 22 reformave
14/11 15:22
Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46