Top News – Kurbin, zbulohet magazina e drogës/ Sekuestrohen pajisjet që shërbenin për kultivim
09/04/2021 11:03

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, përmes operacionit policor të koduar "Gjorm 2021". Gjatë këtij aksioni Policia zbuloi brenda një magazine, një ambient të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba. Ndërkohë është sekuestrohen një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa dy persona janë proceduar, një prej të cilëve u arrestua, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Informacioni për këtë aksion u sigurua përmes rrugëve operative, ndërsa të dy personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo. Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike.

Top Channel/ Sinjale pozitive për Ukrainën. Zelensky bisedon me Ramën, kërkon takim me Putin
07/08 23:03
Top Channel/ Zjarr i madh në fushën e mbetjeve në Vlorë, asfiksohet një punonjës
07/08 22:56
Top Channel/ Mijëra shqiptarë mbushin Prishtinën, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK
07/08 22:55
Top Channel/ “SPAK rrëzon politikanët”! The Economist: Elita e Shqipërisë po kapet në rrjetë!
07/08 22:55
Top News- Pezullimi i kërkesave për azil/ Greqia: Numri i migrantëve ka rënë që prej vendimit
07/08 22:30
Top News- OBSH ngre alarmin/ Fëmijët që vuajnë nga kequshqyrja në Gaza arrin rekord
07/08 21:53
Top News- Netanyahu kërkon të gjithë Gazën: Do e pushtojmë dhe do ia dorëzojmë forcave arabe
07/08 20:04
Top Channel/ AI në shkolla, po përgatitet zhvillimi i arsimit digital deri në vitin 2030
07/08 19:49
Top Channel/ Mashtrimet online me ilaçet, si i bindin të moshuarit për “mrekullinë”
07/08 19:46
Top News- Në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK/ Protestë në Prishtinë, kundërshtohen provat nga Serbia
07/08 19:00
Top News- Kriza politike në Kosovë/ Ambasada Britanike: Vendimet e Kushtetueses të respektohen
07/08 18:42
Top Channel/ Policia Kufitare Dhërmi i vjen në ndihmë një shtetasi të dëmtuar në Gjirin e Gramës
07/08 17:38
Top News- Në kërkim të të zhdukurit misterioz që ra nga trageti Greqi-Itali, por ende asnjë gjurmë
07/08 17:04
Top Channel/ Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Taravari: Bota serbe ka ndërhyrë thellë në RMV
07/08 17:03
Top Channel/ “Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës”,protestë kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë
07/08 16:56
Top News- Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, digjet edhe një fadromë
07/08 16:42
Top Channel/ Çlirimi i buzërrugëve kombëtare, Rama: Asnjë rraqe në qiell të hapur!
07/08 16:40
Top Channel/ Hematoma në fytyrë! Personazhi viral në rrjete sociale u dhunua, zbulohen autorët
07/08 15:42
Top Channel/ Fusha e mbetjeve në Vlorë sërish në flakë, tym i dendur në qytet, pamje
07/08 15:37
Top Channel/ “Shqipëria, perla e Ballkanit”. Le Figaro: Mes 5 destinacioneve më të mira kulturore
07/08 15:17