Top News – Kur humbet luftën me natyrën! Qytetet nëpër botë që po “gllabërohen” nga deti
19/01/2021 10:38

Të vendosur në vijën e parë të ndryshimeve klimatike, komunitetet e zonave bregdetare më të cenueshme prej saj në botë përballen me një të ardhme të pasigurtë. Detet e oqeanet po i afrohen sot rrezikshëm disa qytete të botës, te pllakosura nga ana tjetër edhe nga erozioni. Duke nisur më qytetin mesjetar të Bonifacios në Korsikë, i cili e ka përballuar me sukses në rrjedhën e kohës furitë e nënës natyrë, por sot për shkak të rrymave të forta, erërave të dhunshme e sidomos rrëshqitjeve të shpeshta të tokës, është më I kërcënuar se kurrë. Bazamenti i shkëmbit mbi të cilin Bonifacio ngrihet është gërryer nga erozioni, ndërsa fuqia e erës bëri që në 2019-tën të shembej një pjesë e fortesës së lashtë duke detyruar autoritetet të shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme. Një mot më i butë nuk është më i mirë për të gjithë. Për komunitete si Happisburgh në bregun lindor të Anglisë, ai nënkupton stuhi më të egra e më të shumta në numër, dhe dallgë më të forta e më të dëmshme. Duke luftuar për mbijetesë përballë detit, kjo qytezë ka humbur prej dallgëve të paktën 35 shtëpi gjatë dy dekadave të fundit. Vija bregdetare e Kalifornisë është një prej hotspoteve më të mëdha të erozionit në botë. Gati tre të katërtat e saj janë sot pre e erozionit dhe qyteti që po e vuan më shumë këtë fenomen eshtë Pacifica, pranë San Franciskos. Blloku i apartamenteve le Signal në Francë është kthyer në foto posteri për efektet e ndryshimeve të klimës. I ndërtuar në vitet 60`, sot pushtimi i tij nga deti duket i pashmangshëm. Nuk është më e mirë gjendja as për Odesan në Ukrainë. Qyteti i tretë më i populluar i vendit gjendet në një vijë bregdetare të pllakosur nga rrëshqitjet e dheut dhe strukture më të dobëta të tij, sidomos ato të ngritura mbi tokë argjilore, janë praktikisht në mëshirën e detit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20