Top News – Kundërsulmi ukrainas nis shumë shpejt! Zelenski paralajmëron: Jemi ‘blinduar’ me armatime
14/05/2023 13:14

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se “hapat e parë të rëndësishëm” të një kundërofensive ushtarake të shumëpritur kundër forcave ruse “do të ndërmerren së shpejti” pasi ai u takua me partnerët evropianë që i ofrojnë vendit të tij armë. Duke folur me gazetarët në Romë pas takimeve me homologun e tij italian dhe kryeministrin italian, Zelensky tha se forcat ukrainase po përgatiten shumë seriozisht, shkruan CNN. “Patjetër që do të ketë hapa shumë seriozë. Nuk mund t’ju them (kur)… por ju patjetër do ta shihni dhe Rusia patjetër do ta ndjejë atë, “tha ai. “Ne besojmë në fitore dhe besojmë se hapat e parë të rëndësishëm do të ndërmerren së shpejti”. Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan dhe një zyrtar i lartë perëndimor i thanë CNN-it javën e kaluar se forcat ukrainase kishin filluar “formësimin” e operacioneve kundërofensive. Duke e përshkruar si një takim “të gjatë dhe të frytshëm” me Zelenskyn të shtunën, kryeministrja italiane Giorgia Meloni premtoi mbështetje të palëkundur për Ukrainën, duke shtuar se Roma do të mbështeste çdo përpjekje të ardhshme të Kievit për t’u bashkuar me NATO-n. “Ne jemi të gatshëm të mbështesim një intensifikim të mëtejshëm të partneritetit të Ukrainës me NATO-n, do ta diskutojmë në Vilnius në samitin e korrikut, ndoshta do të jetë tema qendrore”, tha Meloni. Më herët, Zelensky u takua me Papa Françeskun, i cili ka qenë i hapur në mbështetjen e tij për përfundimin e luftës në Ukrainë. Në takimin e tyre në Vatikan të shtunën, Zelensky dhe Françesku folën për situatën humanitare dhe politike në Ukrainë të shkaktuar nga lufta dhe Papa siguroi “lutjen e tij të vazhdueshme”, sipas një deklarate nga zyra e shtypit e Vatikanit. “Të dy ranë dakord për nevojën për të vazhduar përpjekjet humanitare për të mbështetur popullatën,” thuhet në deklaratë.

Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51