Senati francez rrëzoi të enjten projektligjin që parashikonte vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët, duke i dhënë kështu një goditje të rëndë presidentit Emmanuel Macron. Me 262 vota kundër dhe vetëm 64 pro, senati nuk miratoi projekt-ligjin e paraqitur nga ligjvënësit Patrick Kanner, Bernard Jomier, Marie-Pierre de La Gontrie, Monique Lubin dhe disa kolegë të tyre për vaksinim të detyrueshëm.