Top News – Ku i “dhëmb” Putinit/ Gjermanët: Të bllokohet Nord Stream 2!
03/09/2020 18:44

Angela Merkel po përballet me presione në rritje për të rishikuar planet e gazsjellwsit Nord Stream 2, i cili do të cojë gaz nga Rusia në Gjermani, pasi vetë kancelarja gjermane e pohoi se kritiku i Kremlinit Alexei Navalny u helmua me një agjent nervor të stilit sovjetik. Merkel tha të mërkurën se Navalny, i cili po trajtohet në një spital të Berlinit, ishte viktimë e një përpjekjeje për vrasje me agjentin nervor Novichok dhe kërkoi një shpjegim nga Rusia. Moska e mohon përfshirjen në incident ndërsa ministria e jashtme ruse u shpreh se pohimi i Gjermanisë nuk ishte mbështetur nga prova.Vendet perëndimore kanë dënuar sulmin ndaj Navalny dhe shumë politikanë gjermanë bëjnë thirrje për një përgjigje të ashpër."Ne duhet të ndjekim politikë të rreptë, duhet të përgjigjemi me gjuhën e vetme që Vladimir Putin kupton dhe ajo është shitja e gazit," i tha radios gjermane Norbert Roettgen, kreu i komitetit parlamentar të punëve të jashtme të Gjermanisë."Nëse tubacioni Nord Stream 2 përfundon tani, ky do të ishte konfirmimi dhe inkurajimi maksimal për Putinin për të vazhduar këtë lloj politike," është shprehur ai. Nord Stream 2 është llogaritur të dyfishojë kapacitetin e tubacionit ekzistues Nord Stream 1 në transportimin e gazit direkt nga Rusia në Gjermani. I drejtuar nga kompania ruse Gazprom dhe partnerë perëndimorë, projekti tashmë konsiderohet I përfunduar në 90% të masës dhe pritet të hyjë në funksionim nga fillimi i vitit 2021. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump kërcënon Putin: Jepi fund luftës brenda dy javëve!
25/08 23:09
Top Channel/ Trump takon presidentin e Koresë së Jugut: Do takohem dhe me Kim Jong Un
25/08 23:07
Top News- Ushtria izraelite hyn në Siri dhe merr kontrollin e një zone, reagon Damasku
25/08 23:05
Top News- Kush djeg flamurin amerikan në burg, Trump firmos urdhrin- Çfarë parashikon
25/08 23:00
Top News- Agjentët rusë kapin ‘spiunin’ francez, akuza të shumta ndaj studiuesit
25/08 22:30
Top News- Trump kërkon takim me Kim Jong Un: Pres me padurim ta shoh
25/08 22:00
Top News- Rrëfehet ish-bosi i kartelit Sinaloa/77-vjeçari pranon fajësinë, deklarohet fajtor në gjyq
25/08 21:38
Top Channel/ Stuhia shkatërrimtare godet Italinë: Përfshiu vijën bregdetare, gati emergjenca!
25/08 21:31
Top Channel/ Vr*ten 5 gazetarë nga sulmet në Gaza, ushtria izraelite bombardoi spitalin
25/08 19:34
Top News – Kina tregon fuqinë ‘me koreografi’ / Avionë, raketa, dronë dhe tanke në mes të Pekinit
25/08 15:54
Top News – Gjeneral, ambasador…president i ardhshëm / Heroi i luftës së Ukrainës, ‘pret’ në Londër
25/08 15:47
Top News – Izraeli tërhiqet nga Libani…! Netanyahu: Nëse Hezbollahu do të dorëzojë armët
25/08 15:08
Top News – Izraeli sulmon spitalin në Gaza / Të paktën 15 viktima, mes tyre edhe gazetarë
25/08 14:57
Top News – Në rrugët e Uashingtonit me pistoleta/ Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë
25/08 12:23
Top News – Gjermania: Putin të mos ketë iluzione / Mbështetja jonë për Ukrainën nuk mund të ndalet
25/08 12:23
Top News – Anija kozmike më e madhe në botë / SpaceX lëshon ‘Dragon’, mision furnizimi për NASA-n
25/08 12:22
Top News – Francë-SHBA, përplasen për Izraelin / “Krushku” i Trumpit, akuza për antisemitizëm
25/08 12:16
Top News – Izraeli bombardon Jemenin / Luftë me të gjithë, hakmerret për raketat e Huthi-ve
25/08 12:16
Top News – Trupat ruse si paqeruajtës në Ukrainë…?! Zelenski sfidon Putinin: Takim kokë më kokë
25/08 12:15
Top News – ‘Bie’ shteti social në Gjermani / Kancelari Merz: Nuk është më i financueshëm
25/08 11:54