Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër deklaratat e një zyrtari taleban, i cili ka thënë se, grupi militant do të rikthejë dënimet me ekzekutim dhe amputim të gjymtyrëve. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price ka deklaruar se veprimet e tilla do të përbënin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Më herët, Uashingtoni ka thënë se çdo njohje e mundshme e legjitimitetit të qeverisë së re të udhëhequr nga talibanët në Afganistan do të varet nga respektimi i të drejtave të njeriut. "Ne po vëzhgojmë nga afër", tha Price.