Aktivisti rus i të drejtave të njeriut dhe ish kampioni i botës në shah, Garry Kasparov, i kërkoi fuqive botërore të marrin veprime më të ashpra ushtarake dhe ekonomike kundër presidentit rus Vladimir Putin për pushtimin nga ana e tij të Ukrainës. Në një intervistë me Reuters, Kasparov i kërkoi vendeve perëndimore të tërheqin ambasadorët e tyre nga moska, ta dëbojnë rusinë nga agjencia ndërkombëtare Interpol dhe të ndalojë fluturimet mbi Ukrainë.