Rusia nuk ka në plan të pushtojë Ukrainën dhe sugjerimet për të kundërtën janë vetëm propagandë malinje e shteteve të bashkuara të amerikës. Kështu është shprehur shefi i zbulimit të jashtëm në moskë, të shtunën. SHBA, NATO dhe zyrtarët ukrainas kanë ngritur alarmin javët e fundit në lidhje me atë që ata thonë se janë lëvizje të pazakonta të trupave ruse afër kufirin me ukrainën, cka sugjeron se moska mund të jetë duke u përgatitur të lancojë një sulm. Rusia ka thënë në vazhdimësi se ajo është e lirë të lëvizë trupat e saj në territorin e vet dhe se lëvizje të tilla nuk duhet të jenë shkak për shqetësim.