Top Channel/ E moshuara vdes para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle
19/12/2025 21:43

Një fluturim i easyJet nga Spanja për në Londër u vonua për rreth 12 orë, pasi një pasagjere britanike 89-vjeçare u shpall e vdekur në aeroplan pak para nisjes, duke shkaktuar tronditje në fluturim. Sipas dëshmitarëve, gruaja u soll në bord me karrocë nga disa anëtarë të familjes së saj, të cilët i thanë stafit se ajo nuk ndihej mirë dhe po flinte. Disa pasagjerë kanë pretenduar se ajo kishte ndërruar jetë përpara hipjes në aeroplan, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kompania ajrore. EasyJet deklaroi se pasagjerja kishte një certifikatë mjekësore që e shpallte të aftë për të fluturuar dhe se ishte gjallë në momentin e hipjes në bord. Sipas kompanisë, vetëm pasi avioni kishte filluar lëvizjen drejt pistës, gruaja kërkoi ndihmë mjekësore dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. Si pasojë e incidentit, avioni u kthye në terminal, pasagjerët u zbarkuan dhe fluturimi u shty për gati 12 orë. Ai ishte planifikuar të nisej në orën 11:15 dhe të mbërrinte në Londër rreth orës 13:10, por u nis në orën 22:47 me orën lokale, duke mbërritur në Gatwick rreth mesnatës. Garda Civile spanjolle konfirmoi se oficerët u thirrën në aeroplan për një pasagjere britanike të moshuar, e cila u shpall e vdekur pak pas orës 11:00 të mëngjesit në fluturimin që po përgatitej të nisej nga Malaga për në Londër. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse janë ndërmarrë masa ndaj familjarëve të saj dhe nuk raportohet për arrestime. Gjithashtu, nuk dihet se çfarë ndodhi me trupin e gruas pas nxjerrjes nga aeroplani. Në një reagim zyrtar, easyJet shprehu ngushëllimet për familjen e pasagjeres dhe theksoi se mirëqenia e pasagjerëve dhe e ekuipazhit mbetet prioriteti kryesor i kompanisë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20