Mbetjet urbane janë ndotësit kryesorë të mjedisit në Qarkun e Beratit, si pasojë e mosmenaxhimit ndër vite të vendgrumbullimit të tyre nga zonat e banuara. Tashmë ky problem i rëndë mjedisor po merr zgjidhjen përfundimtare, falë projektit të realizuar në bashkëpunim me qeverinë zvicerane për sheshdepozitimin e mbetjeve urbane. Kryeministri Rama kete te hene ne Berat pa projektin e ekspozuar në terren.