Top News – Krizë me Rusinë… / Shefi i NATO-s: Marrëdhëniet në pikën më të ulët
22/10/2021 11:50

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jens Stoltenberg tha të enjten se marrëdhëniet mes aleancës dhe Rusisë, ndodhen në pikën e tyre më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Stoltenburg i bëri komentet ndërsa ministrat e Mbrojtjes të NATO-s nisën takimet dy-ditore në Bruksel. Së fundmi tensionet mes Rusisë dhe NATO-s janë rritur. Të hënën Moska njoftoi se do të pezullonte misionin e saj të përhershëm në NATO si përgjigje ndaj vendimit të aleancës për të dëbuar tetë shtetas rusë në fillim të këtij muaji. Aleanca i akuzoi ata për spiunazh, gjë që Kremlini e ka hedhur poshtë. Duke folur para gazetarëve të enjten, Stoltenberg tha se i vjen keq për vendimin e Rusisë për të mbyllur zyrën e aleancës në Moskë. Ai tha se ata kanë ende kanale komunikimi me Rusinë, por zhvillimet e fundit e bëjnë situatën më të vështirë. Por sipas shefit te NATO -s është tejet e rëndësishme që të dyja palët të vazhdojnë të flasin. Ai shtoi se NATO do të vazhdojë të përpiqet për një dialog konstruktiv me Rusinë. Stoltenberg tha gjithashtu se NATO po kalon në proces transformimi të saj. Ministrat e Mbrojtjes pritet të bien dakord për një plan gjithëpërfshirës për t’u mbrojtur kundër çdo sulmi të mundshëm rus në fronte të shumta. Vendet aleate të NATO -s gjithashtu do të trajtojnë çështjen e Afganistanit dhe marrjen e pushtetit nga talebanët. "Procesi duhet të përqëndrohet në atë që nuk funksionoi, por edhe atë që funksionoi gjatë përfshirjes së aleancës në këtët vend”, tha Stoltenberg. Ai shtoi se aleatët dhe partnerët e NATO-s ia dolën të evakuojnë më shumë se 120,000 persona nga Afganistani, si dhe të vazhdojnë punën për evakuimin e më shumë të tjerëve.

Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09