Berlini dhe Parisi zyrtar kërkojnë më shumë koordinim mes tyre për krizat ndërkombëtare, sidomos atë të Mesdheut Lindor që po shqetëson komunitetin ndërkombëtar. Pati reagime të ndryshme nga ana e Francës dhe Gjermanisë lidhur me ngërcin e krijuar mes Greqisë, Qipros dhe Turqisë.