Top News – Krishtlindje në pandemi/ Papa-vaksina për të varfrit
25/12/2020 15:10

Zbulimi i vaksinës është dritë shprese nëse ajo do të jetë në dispozicion të të gjithëve. Kështu tha papa Francesku në bekimin e tij Urbi et Orbi në ditën e krishtlindjes duke kërkuar që të evitohen ligjet e tregut dhe patentave dhe ti jepet prioritet ligjit të shëndetit dhe humanizmit. Në një apel drejtuar qeverive të botës, ai kërkoi që dozat e para të vaksinës ti jepen më parë të varfërve dhe njerëzve në nevojë. Nuk mund të lejojmë që nacionalizmat e mbyllura dhe virusi i individualizmit të na pengojnë të jemi familja që jemi. Nuk mund të vendos veten time para të tjerëve. I lus të gjithë të promovojnë bashkëpunimin dhe jo konkurencën Papa e dha mesazhin e tij të krishtlindjes nga salla e bekimit dhe jo sic bën zakonisht mbi sheshin e zbrazur të shën pjetrit, që mbeti i tillë për shkak të kufizimeve të pandemisë. Pandemia e koronavirusit ka rënduar shumë mbi krishtlindjen e këtij viti me miliona njerëz në botë të detyruar të anulojnë planet ose të reduktojnë festimet nën masat e reja shtrënguese si pasojë e virusit. Pas një viti të mbërthyer nga pandemia, kur bota pa më shumë se 1.7 milionë njerëz të humbin jetën, një rikthim i infektimeve është një kujtesë fikse se pavarësisht fillimit të vaksinimit në disa vende, jeta nuk ka gjasa të kthehet shpejt në normalitet. Mesha tradicionale e mesnatës në vatikan, u zhvendos këtë herë në orën 19.30 për shkak të rregullave të ndalim qarkullimit në itali, dhe në sheshin e shën pjetrit, besimtarët ishin të paktë në numër, rreth 200. Ndërsa në Betlehem, vendin ku të krishterët besojnë se jezusi lindi, krishtlindjet e këtij viti ishin të paprecedentta në histori. Mesha e krishtlindjes në kishën e lindjes së krishtit, ishte e mbyllur për publikun dhe u transmetua online, me vetëm klerikët dhe pak të ftuar të lejuar në bazilikën që më herët u dezinfektua. Një procesion u mbajt drejt sheshin Manger, nën sytë e turmave të palestinezëve me maska që mbushën rrugët nën qiellin gri dhe një shi të imët.

Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
DIGITALB DIGITALB