Top News – Krishtlindje “e heshtur”, festë në izolim për miliona njerëz
25/12/2020 14:09

Gjermania u detyrua të anulojë tregjet e saj të famshme të krishtlindjeve ndërsa në Kuvajt, kishat janë mbyllur deri më 10 janar, pavarësisht se vendi mban një komunitet të madh të krishter. Për shumëkënd, izolimi që ka shënjuar gjithë vitin e kaluar, vazhdoi edhe në ditën e krishtlindjes dhe përtej saj, si psh në Belgjikë, ku banorët janë kryesisht të kufizuar të presin në shtëpi vetëm një vizitor. Në Filipine, vend me shumicë katolike, shumë njerëz kanë zgjedhur ta kalojnë festën vetëm për shkak të rrezikut të marrjes së virusit por edhe rregullave të karantinës që i bëjnë udhëtimet të shtrenjta e të vështira. Britanikët ndërkohë u ndaluan nga shumë vende të botës për shkak të emergjencës të variantit të ri të koronavirusit. Disa kufizime kufitare u zbutën përkohësisht për festa, por mijëra të tjerë nga vendet evropiane janë ende të bllokuar në Angli. Në shtetet e bashkuara, më shumë se një milionë njerëz janë vaksinuar tashmë por reagimi i vendit ndaj koronavirusit mbetet kaotik ndërsa presidenti Donald Trump u largua nga shtëpia e bardhë me helikopter një një nga të fundit herë në presidencën e tij. Republikani dhe bashkëshortja e tij Melania, do të pushojnë në resortin e tij “Mar a Lago” në Florida, pas refuzimit nga ana e tij të paketës së ndihmës financiare të miratuar më parë nga kongresi. Pas krishtlindjes, tani edhe festimet e vitit të ri do të reduktohen në shkallë globale me izolime në pritje për Skocinë, Irlandën e Veriut dhe Austrinë, ndërsa Portugalia ka vendosur ndalimin e qarkullimit gjatë natës së ndërrimit të viteve. Për momentin, Sidnei vazhdon të planifikojë ta pesë 2021 me spektaklin e tij të famshëm të fishekzjarrëve në urën e gjirit, me kryeministren e shtetit që premtoi se spektakli shtatë minutësh do të mbahet pavarësisht situatës. Por, ashtu siç ka ndodhur në pjesën më të madhe të 2020, njerëzit janë inkurajuar ta ndjekin atë në televizion, nga kolltuqet e tyre.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20