Top News-Krimet e luftës dhe gjenocidi i Putin!/Sa rrezikon Rusia, cili është dallimi mes luftrave
06/04/2022 13:49

Rusia është akuzuar për krime lufte në Ukrainë, teksa këto akuza janë amplifikuar pas zbulimit të dhjetëra trupave në zonat e rimarra nga forcat ruse në afërsi të kryeqytetit, Kiev.Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Moskën për "gjenocid" pas zbulimit të trupave të civilëve në Buça, ndërkaq ka thënë se rrethimi i qytetit-port të Maripolit është “krim kundër njerëzimit”.As Rusia dhe as Ukraina nuk janë pjesë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, por Ukraina ka pranuar juridiksionin e kësaj gjykate për krimet e dyshuara të kryera në territorin e saj që nga pushtimi rus i Krimesë.Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare më 3 mars hapi një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë.Por çfarë janë krimet e luftës?Parametrat se çfarë përbën një krim të tillë janë të përcaktuara në nenin 8 të Statutit të Romës të vitit 1998, që e ka krijuar Gjykata Penale Ndërkombëtare.Krimet e luftës në këtë nen përcaktohen si “shkelje të rënda” të Konvetave të Gjenevës të vitit 1949, që mbulojnë më shumë se 50 skenarë, përfshirë vrasjen, torturën, përdhunimin dhe pengmarrjen, si dhe sulmet ndaj misioneve humanitare. Çfarë është krimi kundër njerëzimit?Nocioni i një krimi të tillë është parashtruar për herë të parë më 8 gusht të vitit 1945 dhe është kodifikuar në nenin 7 të Statutit të Romës. Ai përfshin “një sulm të përhapur ose sistematik kundër çdo popullsie civile” përfshirë “vrasjen” ose “shfarosjen” si dhe “robërimin” dhe “dëbimin" ose “transferimin me forcë”.Ndërsa gjenocidi si koncept ligjor daton që nga gjyqet e Nurembergut të kriminelëve të luftës të nazistëve. Ishte avokati polak, me prejardhje hebreje, Raphael Lemkin që shpiku këtë term për të përshkruar shfarosjen e 6 milionë hebrenjve nga nazistët.Krimi i gjenocidit zyrtarisht u krijua në Konventën e Gjenocidit të vitit 1948, për të përshkruar “aktet e kryera me qëllim për të shkatërruar tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor apo fetar”.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43