Top News – Krime në Afganistan/ Hetim forcave speciale australiane
12/11/2020 10:54

Australia do të emërojë një prokuror special për të hetuar pretendimet për krime lufte të kryera nga forcat speciale australiane në Afganistan. Kryeministri Scott Morrison paralajmëroi australianët që të presin publikimin e pretendimeve për “shkelje serioze dhe me gjasë kriminale”, në raportin për elitën e ushtarëve australianë në Afganistan. Në vitin 2016, Prokurori i Përgjithshëm i Forcave australiane të Mbrojtjes nisi një hetim katërvjeçar për të analizuar pretendimet për vrasje të paligjshme dhe shkelje tjera të mundshme nga ana e forcave speciale në periudhën 2005-2016. Hetimet nisën pas dyshimeve të mediave australiane dhe informatorëve, për vrasje të civilëve afganë dhe të burgosurve të paarmatosur – duke përfshirë vrasjen e një të burgosuri për të ruajtur hapësirë në helikopter dhe vrasjen e një fëmije gjashtëvjeçar gjatë bastisjeve. Më herët gjatë këtij viti, Prokurori i Përgjithshëm ka identifikuar 55 incidente të mundshme, kryesisht të lidhura me vrasje të paligjshme. Morrison ka thënë se një version i redaktuar i raportit të Prokurorit të Përgjithshëm do të publikohet brenda ditësh. Kryeministri e bëri të qartë se nëse akuzohen, ushtarët do të gjykohen sipas sistemit australian të drejtësisë, duke tentuar kështu që të shmanget ndonjë veprim i Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Rreth 40,000 ushtarë australianë kanë shërbyer në Afganistan bashkë me forcat amerikane dhe ato të aleatëve, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20