Top News – Krahasimi i Kosovës me Ukrainën / Kurti zemërohet me Putinin: Është injorancë!
19/05/2022 18:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se referimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për Kosovën si precedent për të ndërhyrë në punët e një shteti tjetër më të vogël, “nuk është asgjë më shumë se gënjeshtër”. “Të përdorësh Kosovën si shembull për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë nuk është gjë tjetër veçse injorancë dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj së vërtetës, njerëzimit dhe mendjes së shëndoshë”, tha Kurti gjatë një fjalimi në platformën “Front Page” të Këshillit Atlantik në Uashington. Kurti tha se krahasimi që Putini i bën Kosovës dhe Ukrainës, nuk ka asnjë vlerë kritike. Putin ka përmendur disa herë Kosovën. Për herë të fundit ai e bëri këtë më 26 prill, gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antionio Guterres. Putin tha se nëse Kosova mundet të shpallë pavarësinë, pse nuk munden Donjecku dhe Luhansku, duke iu referuar dy rajoneve separatiste ukrainase, që Rusia në shkurt i njohu si shtete të pavarura. “Mohim, shmangie dhe mashtrim. Kjo ishte dhe është ende strategjia e Rusisë në Ukrainë. Tani është adoptuar edhe nga përfaqësuesja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Serbia”, tha ndërkohë Kurti.

Top News- Kosova kërkon njohjen nga Greqia/ Konjufca: Do ishte hap me peshë për marrëdhëniet tona
23/11 20:45
Top Channel/ “S’më lanë ta përqafoja”! Vëllai i Jakup Krasniqit rrëfen pengun në “Fiks Fare”
23/11 19:56
Top Channel/ Burg përjetë Murselit dhe Plavës, Apeli lë në fuqi dënimet për vrasjen e Liridonës
23/11 19:49
Top Channel/ Kosovë, nismë e re për Specialen. Kurti pret të shkojë në Kuvend brenda javës
23/11 19:36
Top Channel/ Mashtrimi 190 mijë euro me leukeminë, flasin familjarët e të riut
23/11 19:32
Top News- Murseli nuk del më nga burgu/ Apeli lë në fuqi dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt
23/11 18:35
Top News – Rritet inflacioni në Kosovë. Kriza energjitike rëndon familjet, shtrenjtohen çmimet
23/11 18:20
Top News- Ndryshimet në Ligjin për Specialen/ Kurti-Po presim ekspertët, do të mbyllet brenda ditësh
23/11 14:26
Top News-“Kërkojmë proces të bazuar në merita” /Kurti kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën
23/11 14:01
Top Channel/ “Baca Jakup, qëndro i fortë”, Krasniqi përshëndetet me familjen në Prishtinë
21/11 15:18
Top News- Vizita e Krasniqit në Kosovë/Ish-kreu i Kuvendit rikthehet në Hagë
21/11 13:38
Top Channel/ Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia mes përqafimeve dhe duartrokitjeve
21/11 12:51
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 12:23
Top Channel/Kurti, editorial në “Kyiv Post”: Ukraina të njohë Kosovën, të demaskojë bllofin e Putin!
21/11 12:08
Top News- Vizita e Krasniqit në Kosovë/Ish-kreu i Kuvendit do të rikthehet në Hagë
21/11 10:43
Top Channel/ Momente prekëse në familjen e Jakup Krasniqit, të afërmit e përshëndesin nga ballkoni
21/11 09:53
Top Channel/ I shoqëruar nga forcat e EULEX, Jakup Krasniqi viziton shtëpinë përpara kthimit në Hagë
21/11 09:25
Top News- Radoiçiç ende pa adresë/ Policia serbe nuk sqaron nëse ka kaluar kufirin
20/11 19:30
Top News-Diaspora ‘mban me bukë’ Kosovën/ Remitancat, 80 për qind për konsum, 2 për qind për biznes
20/11 18:59
Top News- E vrau në sy të gruas dhe fëmijës/ Kosovë, gjykata lë në arrest me burg autorin e dyshuar
20/11 16:39