Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati kanë prezantuar projektin pilot për skemën që lidhet me reformën e asistencës sociale në Kosovë. Në fjalën e tij, Kurti tha kjo skemë është krijuar nga Ministria e Financave dhe Banka Botërore, e cila, sipas tij, siguron barazi për të gjithë dhe nxit punësimin.