Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 70 viktima nga koronavirusi për një total prej 33142. Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 3503 persona teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 150 604. Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 593 raste të reja pozitive. Totali i rasteve aktive në Itali aktualisht është 47 986, rreth 3000 më pak se dje. Ndersa ne Rajonin e Lombardisë 24 oret e fundit u regjistruan 20 viktima nga koronavirusi dhe po ne kete rajon u identifikuan 382 raste të reja pozitive.