Top News – Koreja e Veriut, asnjë rast me Covid, Kim Jong Un flet në paradën e përvitshme ushtarake
11/10/2020 12:39

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka siguruar gjatë paradës së përvitshme ushtarake të mbajtur në Penian, se as edhe një rast i vetëm koronavirusi nuk është regjistruar në vendin e tij. Më pas ai i ka uruar shëndet të mirë të gjithë njerëzve në botë që luftojnë kundër Covid 19 në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror. Parada u organizua me rastin e përvjetorit të 75 të themelimit të partisë së punës. Këtë vit, festimet u mbajtën në një moment veçanërisht të komplikuar për vendin, i përfshirë nga vështirësitë ekonomike të lidhura me sanksionet amerikane për programin bërthamor, të cilave iu shtohen edhe pasojat e pandemisë. Për këtë qëllim, kim i ka kërkuar ndjesë popullatës: “Më vjen turp që nuk kam qenë në gjendje tjua shpërblej në mënyrën e duhur besimin tuaj. Përpjekjet dhe devotshmëria ime nuk kanë qenë në gjendje ta nxjerrin popullin tonë nga vështirësitë”. Nuk pati në fjalim asnjë sulm për Uashingtonin, përkundrazi, urimi për të sëmurët me covid vjen pikërisht në momentin kur presidenti amerikan Trump u prek prej tij. Mesazhe paqeje edhe drejt Koresë së Jugut, me të cilën lideri shpreson të mund të kthehet të bisedojë sërish. Parada ndërkohë ishte imponuese: mijëra ushtarë dhe mjete kanë parakaluar në rrugët e kryeqytetit të shoqëruar nga muzika e bandave frymore. Të gjithë, ushtarakë dhe spektatorë, nuk mbanin maska.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21