Top News -Kompania që nuk ndal trafikun e drogës /10 kg kokainë në konteinerët e ‘Alba Exotic Fruit’
12/10/2021 18:16

Nuk ka të ndalur kompania ‘Alba exotic fruit’ me trafikin e drogës, maskuar nën importin e bananeve nga akuadori. Edhe pse menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim, trafiku i drogës ka vijuar, ku këtë të martë janë kapur 10 kilogramë e 185 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë. Në dy nga konteinerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, gjatë kontrollit nga task force e portit të durrësit u gjetën 10 kilogramë e 185 gramë kokainë, e cila sipas policisë ishte fshehur në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë, një skemë e përdorur edhe më herët nga "Alba Exotic Fruit". Hetimi për zbardhjet e rasit në fjalë po vijon nga spak bën të ditur policia. Përveç rastit të sotëm, "Alba Exotic Fruit" është kapur me kokainë në konteinerët me banane edhe në 5 operacione të tjera. Hera e fundit ishte në 7 shtator të këtij viti, ku iu kapën 7.7 kg kokainë . Ndërkohë më herët, në 13 korrik në Portin e Durrësit kësaj kompanie dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”. Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'historinë' me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit' në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37
Top News- Vajzat në vijën e parë për të ndaluar policët, spraj djegës drejt tyre
20/10 20:34
Top Channel/ Tensione në protestë, protestuesit të bashkuar thërrasin: Dorëheqje
20/10 20:24
Top Channel/ Policia shpërndan protestuesit në Bulevard, ujë, gaz lotsjellës dhe spraj me piper
20/10 20:23
Top Channel/ Protesta në Tiranë, tubuesit qëndrojnë të bashkuar përballë bluve dhe autobotit me ujë
20/10 20:12
Top News- Betejë zhvendoset në shesh, protestuesit përplasen me policinë/ Plas gazi lotsjellës
20/10 19:59