Trafiku I drogës dhe skemat e zhvillimit të tij janë jo vetëm një biznes, por një sfidë e cila nga dita në dita kthehet edhe më e rrezikshme. Duket se Italia dhe grupet e shqiptarëve atje po kthehen në protagonist të trafikut të kokainës. Një shqiptar dhe pesë italianë kanë rënë në prangat e karabinierëve. Skema e përdorur prej tyre ishte tejet e veçatë, ku sasinë e drogës e transportonin me taksi.