Pak ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano zhvilloi një takim me oficerët ndërlidhës që janë me mision në Shqipëri. Që prej ditës kur Shqipëria është bërë pjesë e strukturave evropiane të antikrimit, ka detyrimin ligjor për të bashkëpunuar me oficerët ndërlidhës që kanë zbarkuar në Shqipëri. Me përjashtim të Italisë me tre oficerë-hetues, Greqia me dy dhe Gjermania po me dy shtetet e tjera kanë vetëm nga një përfaqësues në Shqipëri.