E përzgjedhur mes 12 mijë personave, Lisa Enroth, po shijon tashmë cmimin e saj. Infermierja që është përballur me koronavirusin, ka fituar një javë izolim në këtë ishull të largët në brigjet perëndimore të Suedisë. Një ish far, tani i kthyer në hotel, është përzgjedhur nga festivali i filmit të Gothenburgut, për tu shndërruar në kinemanë private të Enroth, e cila do të shohë sa filma të dojë gjatë qëndrimit të saj.