Më shumë se 150 mijë persona janë evakuuar nga trajektorja e një tufe elefantësh migrues – thanë zyrtarët kinezë. Autoritetet në provincën e Yunnanit druanin për një përplasje mes banorëve dhe 14 elefantëve aziatikë që janë në lëvizje prej muajsh. Më shumë se 25 mijë oficerë policie, me makina dhe dronë, kanë monitoruar tufën.