Top News – Kina provokon fqinjin ‘e vogël’/ 19 avionë kinezë shkelin hapësirën ajrore tajvaneze
06/09/2021 18:08

Tajvani tha se Kina ka shkelur hapësirën ajrore të rajonit. Ministria e Mbrojtjes tha se 19 aeroplanë kinezë, përfshirë disa syresh të pajisur me armë bërthamore kanë hyrë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore. Incidenti ka ndodhur më 5 shtator. Kjo nuk është hera e parë që Kina shkel hapësirën ajrore të Tajvanit. Ka një vit që rajoni ka ngritur shqetësime për aktivitetet ushtarake kineze në afërsi të ishullit. Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të saj të shkëputur. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se misioni i së dielës nga forcat ajrore kineze përfshiu katër bombardues H-6, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore, si dhe një aeroplan anti-nëndetëse. Me zonën e mbrojtjes ajrore nënkuptohet zona jashtë territorit të një vendi dhe hapësirës ajrore kombëtare. Mirëpo, në këtë zonë, për shkak të interesit të sigurisë kombëtare, monitorohen dhe kontrollohen fluturimet e aeroplanëve të huaj. Tajvani me të vërejtur aktivitetin kinez ka dërguar aeroplanët luftarakë për të paralajmëruar avionët kinezë. Kina ende nuk e ka komentuar incidentin. Pekini shpesh ndërmerr misione të tilla për të shprehur pakënaqësinë ndaj deklaratave të bëra nga Tajvani. Në qershor, dërgoi 28 avionë ushtarakë, ndërsa më 24 janar, 15 avionë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit. Një incident i ngjashëm u shënua edhe më 12 prill. Nuk është e qartë se çfarë e nxiti Kinën të ndërmarrë veprimin e fundit. Megjithatë, javën e kaluar Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit paralajmëroi se kërcënimi kinez po rritet.

Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39