17 provinca dhe rajone në Kinë kanë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike muajt e fundit, kryesisht përdoruesit e industrisë së rëndë. Rreth 60 për qind e ekonomisë kineze përdor qymyrin si burim energjie por furnizimet janë goditur për shkak të pandemisë, janë vënë nën presion nga objektivat e emetimeve dhe nga përplasja tregtare me Australinë nga ku importohej qymyri.