Kina vendosi sanksione ndaj 11 shtetasve të SHBA, përfshirë ligjvënës nga Partia Republikane e Presidentit Donald Trump, si përgjigje për vendosjen nga Uashingtoni të sanksioneve ndaj Hong Kongut dhe ndaj zyrtarëve kinezë të akuzuar për kufizimin e lirive politike në ish-koloninë britanike. Në shënjestër të sanksioneve të së hënës ishin gjashtë ligjvënës republikanë, Senatorët Ted Cruz, Marco Rubio, Tom Cotton, Josh Haëley dhe Pat Toomey si dhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Chris Smith. Të tjerët janë individë nga organizata jofitimprurëse dhe ato për të drejtat e njeriut.