Mediat koreanoveriore kanë publikuar të premten një video të testimit të raketës interkontinentale, e cila solli një ditë më parë reagimin e të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Testimi i kësaj rakete të ndaluar u ndoq nga afër nga lideri Kim Jong Un i cili shfaqet në video porsi një agjent sekret në filmat e James Bond. Kim duket në gjendje shumë të mirë, i veshur me një xhup lëkure dhe syze aviatorësh teksa kontrollon lëshimin e raketës. Raketa interkontinentale arriti të ngjitej në një lartësi prej 6000 km për të rënë më pas në jug të Japonisë.