Top News – Kim Jong-un, pohim i rrallë: Plani ynë ekonomik, dështoi!
07/01/2021 12:05

Nga kongresi i partisë në Penian, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un bëri një deklaratë të fortë. Përpara mijëra delegatëve, Kim pranoi se ka pasur dështime ekonomike dhe se vendi nuk i ka arritur objektivat e parashtruar në planin pesëvjeçar për periudhën që sapo përfundoi. “Synimet që parashtruam nuk u arritën në një numër fushash. Pesë vitet e fundit kanë qenë “të pashembullta” dhe “më të këqijat” për Korenë e Veriut. Megjithatë, në përgjigje të situatës vendi “do të forcojë fuqinë e tij dhe kapacitetet e mbështetjes në forcat e veta”, u shpreh Kim Jong-un. Fotografitë e publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve tregonin mijëra pjesëmarrës të ulur pranë njeri-tjetrit në një sallë të madhe, pa respektuar distancimin fizik. Askush nuk shihej me maskë. Kjo është hera e dytë që Kim Jong-un kryeson kongresin e partisë që kur erdhi në pushtet në dhjetor të 2011-ës. Kjo nuk është hera e parë që Kim Jong-un pranon dështimet e politikave, veçanërisht atyre ekonomike. Në gusht, Komiteti Qendror i Partisë së Punëtorëve pranoi se planet për të përmirësuar ekonominë janë “zvarritur seriozisht” nga “situata të rënda të brendshme dhe të jashtme”. Këto vitet e fundit, Kim Jong-un është përpjekur të tregohet si një personalitet më modest sesa babai i tij, ish-udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Il.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01