Kellyanne Conway, ka njoftuar se po jep dorëheqjen nga posti i saj si Këshilltare e Lartë e presidentit amerikan, Donald Trump. Në një deklaratë, zonja Conëay tha se po tërhiqej në fund të gushtit për t'u përqëndruar te fëmijët e saj, duke u dhënë atyre "më pak dramë, dhe më shumë përkujdesje të nënës".Burri i saj George, një kritik i hapur i presidentit, gjithashtu do të tërhiqet nga aktivitetet politike. Ajo shtoi se vendimi i saj ishte "plotësisht zgjedhja e saj", dhe se ajo do të shpallë planet e ardhshme "me kohë".