Top Channel/“Gaza do pushtohet, plani gati: Ministri i mbrojtjes jep OK, thirren 60 mijë rezervistë!
20/08/2025 11:26

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz i dha dritën jeshile planeve të ushtrisë për pushtimin e Qytetit të Gazës, të cilat iu paraqitën mbrëmjen e djeshme shefi të Shtabit të IDF-së, Gjeneralit Eyal Zamir. Ofensiva është pagëzuar me emrin "Tanket B të Gideonit" në vazhdën e një operacioni të mëparshëm me të njëjtin emër, gjatë të cili forcat izraelite të mbrojtjes mësynë 75% të Rripit të Gazës në një përpjekje për ta detyruar Hamasin të pranonte lirimin e pengjeve. Përafërsisht 60,000 rezervistë izraelitë do të thirren duke filluar nga dita e sotme për ofensivën e re në Qytetin e Gazës, në varësi të miratimit nga Ministri Katz, shkruan Israel Times. Ushtarët do të marrin urdhrat e tyre nga IDF të paktën dy javë para se të paraqiten në detyrë. Megjithatë, jo të gjithëve do t`u kërkohet të marrin pjesë në operacionin për të pushtuar Qytetin e Gazës: disa do të zëvendësojnë trupat e përhershme të ushtrisë në fronte të tjera. Nga ana tjetër, Hamasi pretendon se gati 19 mijë fëmijë janë vrarë në enklavë që fillimi i konfliktin më 7 tetor 2023, i cili u nxit pikërisht prej sulmit të brutal të grupit militant në tokën e shtetit hebre. Sipas Al Jazeeres, totali i vdekjeve në radhët e palestinezëve llogaritet në mbi 62,000. Izraeli sakaq, nuk ka heqr dorë as nga shënjestrimi i krerëve të Hamasit. Muhammad Naif Abu Shamala, komandanti i një njësie të forcave speciale Hamas Nukhba, u vra në Rripin e Gazës javën e kaluar, njoftim ky të cilin ushtria izraelite e bëri tani. Njësia e drejtuar nga Shamala kishte marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit, duke tentuar goditjen e një poste kufitare pranë qytetit të Kissufim-it.

Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14