Top News – Kërkesa e Serbisë/ Asosacion me kompetenca ekzekutive
29/10/2020 19:05

Në Bruksel u mbajt të enjten një raund i ri i takimesh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me pjesëmarrjen e shefave të delegacioneve. Qeveria e Kosovës në një deklaratë të lëshuar pas takimit, tha se temë e diskutimit ishte zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve. “Sot është biseduar ekskluzivisht për pensionet dhe kadastrin. Pavarësisht diskutimit të gjatë për këto tema, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve”, thuhet në deklaratë. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili po merr pjesë në këto takime në emër të palës serbe, u tha mediave në Bruksel se gjatë takimit ata ngritën çështjen e formimit të Asociacioni të Komunave me shumicë serbe, dhe këmbëngulën në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, që sipas tij, "është e nevojshme për vazhdimin e dialogut, por edhe për ndërtimin e besimit shumë të nevojshëm midis të dy palëve". "Pa formimin e Asociacionit, ne nuk mund të përparojmë në dialog. Diçka që mund të quhet OJQ, nuk na duhet, na duhet një institucion serioz, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive", tha Petkoviq. Delegacionin e Kosovës e përfaqësoi Skender Hyseni, koordinator për dialog. Si edhe në takimet e mëparshme, edhe kësaj radhe palët patën së pari takime bilaterale me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe më pas takime të përbashkëta ndërmjet dy palëve. Takimi i së enjtes vjen më shumë se një muaj pas takimit të fundit. Ai duhej të mbahej në shtator por u shty për shkak të pandemisë por edhe pengesave të paraqitura rreth temave në dialog, për të cilat palët nuk ishin dakord palët. Takimi i radhës, do të caktohet në vaerësi të axhendës së BE.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20