Top News- Kërcënoi me jetë bashkëshortin e gjyqtares/ Ekstradohet ‘ushtari’ i Emiljano Shullazit
27/09/2025 20:35

Gati më shumë se një vit nga arrestimi i tij në Gjermani, këtë të shtunë autoritetet gjermane ekstraduan drejt vendit tonë Fabio Ballabanin, 38 vjecarin e shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndaj tij, Gjykata e Posaccme Antikorrupsion ka caktuar masën “Arrest në burg” në mungesë, pasi hetimet e prokurorisë treguan se Fabio Ballabani ishte personi që dhunoi dhe kërcënoi me jetë bashkëshortin e gjyqtares së Apelit të Posaccëm Saide Dollani. I njohur si ushtar i bandës së Emiljano Shullazit, Ballabani në vitin 2019 i drejtoi armën në gojë Kristaq Priftit, bashkëshortit të gjyqtares, duke i thënë atij, ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Kërcënimi erdhi pasi gjyqtarja Dollani nuk pranonte të largohej nga procesi ky gjykohej Emiljano Shullazi së bashku me 38 vjecarin. Urdhrin për dhunimin dhe kërcënimin e Kristaq Priftit e dha ky i fundit nga qelia, pasi dicka e tillë u fakua më vonë nga zbardhja e komunikimeve në apikacionin Sky Ecc. Grupi i Emiljano Shullazit kishte kërkuar rreth 12 herë që gjyqtarja të tërhiqej nga dosja e tyre, por kjo e fundit nuk kishte pranuar duke dashur ti shkojë deri në fund gjykimit. Prokuroria e Posaccme zbuloi se Shullazi ka patur rolin e porositësit të dhunës, ndërsa zbatues të urdhrit kanë qenë Fabio Zyberaj alias Ballabani dhe një person tjetër i paidentifkuar, i cili ka pasur rolin e shoferit për të larguar Zyberajn nga vendi i ngjarjes. 38 vjecari do dalë brenda 72 orëve për vlersimin e kushteve të masës së sigurisë përpara gjykatës së posacme antikorrupsion.

Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50