Top News – KE për koronavirusin/ Miliarda euro për rimëkëmbjen
27/05/2020 18:08

Në kuadër të buxhetit të ardhshëm të BE, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen kërkon të mobilizojë 1000 miliardë euro për të mbështetur ekonominë europiane pas krizës së koronavirusit. Këtu vetëm një pjesë e vogël janë fonde direkte, sepse pjesa tjetër janë garanci, rishpërndarje e për herë të parë në histori, borxhe thotë DW. Plani sjell një rritje të pushtetit për vetë Von der Leyen, sepse ajo e ka në dorë mbikqyrjen e fondit të rimëkëmbjes, "Recovery Fund". Shuma gjigande do të thotë dyfishim të shpenzimeve të BE. Buxheti normal i BE për vitet 2021-2027, ende i pamiratuar përfshin po ashtu 1 bilionë euro.Komisioni Europian jep prej dekadash ndihma rajonale për të mbështetur rajonet më të dobta ekonomike të Europës. Kjo do të funksionojë kështu edhe në ndihmat për koronavirusin, por ende është e hapur, nëse shtetet që bëjnë kërkesë do të marrin përsipër edhe një pjesë të shpenzimeve. Fondet do të shpenzohen për qëllimet afatgjata të BE, projektet kundër ndryshimit të klimës, dixhitalizimin apo shkencën e zhvillimin. Nga "Recovery Fund" nuk do të mbahen me injeksione financiare industritë që kërcënohen nga falimentimi për shkak të koronavirusit. Për këtë ka për të pasur grindje në BE, sepse shumë vende shpresojnë për ndihma të menjëhershme me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës. Austria, Danimarka, Holanda e Suedia duan që mjetet për fondet e ndihmës pas koronës të mos jepen si grante, si propozuan Merkel e Macron, por si kredi të kthyeshme. Kundër këtij qëndrimi është absolutisht kundër Italia. Ministri italian për Europën, Enzo Amendola kritikoi planin e grupit të të katërve si defensiv dhe të papërshtatshëm. Fondi i rimëkëmbjes, "Recovery Fund" do duhet të financohet nga leja që jepet historikisht vetëm njëherë për BE që të marrë borxhe.

Top Channel/ Protesta masive në Stamboll, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët turq
01/07 23:02
Top Channel/ Macron telefonon Putin/ Presidenti francez i kërkoi t’i japë fund sulmeve
01/07 23:00
Top Channel/ “Lufta e fjalëve” Trump-Musk, manjtati i teknologjisë përballet me një tjetër tronditje
01/07 22:58
Top Channel/ Tragjedi në Kaliforni, 13-vjeçari vd*s nga helmimi me alkool
01/07 22:56
Top Channel/ Trump sulmon Musk: Të kthej në Afrikë. shefi i Teslas: Na drejton partia e derrit
01/07 22:45
Top News – Sanchez, ‘në fije të perit’. Kryeministri spanjoll përballë akuzave për korrupsion
01/07 22:22
Top Channel/ Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit
01/07 20:05
Top Channel/ ‘Beteja’ Trump-Musk, presidenti: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
01/07 20:03
Top News – Trump kërcënon Elon Musk. Me dëbim nga SHBA dhe heqje të subvencioneve të TESLA-s
01/07 19:55
Top News- Arrestohet danezi për spiunazh/ Kundër hebrenjve, dyshohet se i shërbente Iranit
01/07 16:58
Top News- 27 kg drogë të fshehur në frigorifer/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
01/07 16:48
Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07 15:09
Top News – ‘Të shpëtojmë zonën Schengen’ / Kancelari gjerman: Rrezikohet nga trafikantët e njerëzve
01/07 14:51
Top News – Rusia pushton tërë Luhanskun / Kontroll të plotë të rajonit, konfirmojnë zyrtarët rusë
01/07 14:50
Top News – Trump ‘thërret’ Netanyahun / Takimi javën tjetër, thirrje për armëpushim në Gaza
01/07 14:49
Top News – Raketat britanike ‘ndëshkojnë’ Rusinë / Goditen oficerët rusë, sulm në bazën ushtarake
01/07 14:49
Top News – Polonia kthen kontrollet në kufi / ’Blindon’ kalimet me Gjermaninë dhe Lituaninë
01/07 14:47
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën / 60 viktima para bisedimeve me SHBA për armëpushim
01/07 14:46
Top Channel/ Tmerr në Turqi: Shpërthejnë zjarrët, dhjetëra mijëra të evakuar-“Digjet” Izmiri!
01/07 12:22
Top Channel/ 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
01/07 12:00